Saturday, March 15, 2014

Juliana për ish të dashurin...


Juliana në oborr bisedon me Fatjonin dhe Valerin për një lidhje të shkuar, e përfunduar pasi ai e kishte tradhëtuar me shoqen e saj të ngushtë. Ajo nis të tregojë detaje se si arriti ta zbulonte dhe se si ai nuk e pranoi asnjëherë. 

Valeri e pyet se si e mori vesh. Ajo u tregon se si fillim, dyshonte shumë tek sjellja e tij, pasi ai nuk e merrte më me vete kur dilnin, siç bënte zakonisht dhe kjo i ngriti hije dyshimi. Më pas, ishte shoku i ngushtë që i tregoi gjithçka. Ajo rrëfen se ka vuajtur shumë prej kësaj dhe se e ka përjetuar shumë keq. 

Megjithëse provuan të qëndronin bashkë pas kësaj, ajo tregon se nuk mundi më, pasi nuk kishte më besim tek ai dhe se nuk e fali dot, duke i dhënë fund. 

No comments:

Post a Comment