Sunday, March 16, 2014

Diskutim ironik mes Esidës dhe Esterinës

Valeri, Esida, Esterina dhe Violeta dalin në oborr dhe fillojnë të shkëmbejnë biseda me njëri-tjetrin, duke marrë shkas nga loja që kanë bërë banorët mbrëmë dhe qëndrimi zgjuar deri në orët e para të mëngjesit.

Ndërsa janë duke diskutuar, mes Esidës dhe Valerit fillon një ironi, në të cilën përfshihet edhe Esterina, duke u bërë palë me Valerin kundër Esidës.
Siç dihet, vajzat nuk kanë shkuar mirë bashkë që në ditët e para të qëndrimit në Big Brother dhe vazhdimisht thumbojnë njëra-tjetrën, por ajo që bëhet shkak për zënkat mes të dyjave, si gjithmonë, është Esida. Ajo flet me superlativa për veten dhe i thotë se Esterina nuk është askush për të në shtëpi. Ndërsa Esterina e justifikon veten me moshën e saj të vogël, teksa i kujton se ajo ka bërë gabime të pafalshme dhe nuk mund të flasë asgjë kundër banorëve të tjerë.
Diskutimi mes tyre arrin nderi në ofendime kundrejt njëra-tjetrës, me gjithë përpjekjet e Violetës për t’i qetësuar.

Diskutimi i dy vajzave përfundon vetëm pasi Esterina vendos të largohet nga oborri. Ndërsa disa nga banorët vazhdojnë ende të jenë në gjumë.

No comments:

Post a Comment