Violeta është duke gatuar kotëleta për të gjithë banorët, ndërsa Enkelejdi që i rri afër,
e pyet për statusin e saj. Violeta i tregon se është beqare. “Nuk jam as e fejuar, as e martuar. Kam ardhur të gjej burrë”, thotë ajo duke qeshur.
Ai e pyet rreth ngjarjeve që ndodhën gjatë natës dhe Violeta fillon t’i tregojë për lojën që i kanë bërë banorët Rigelsit, ku Juliana është shtirur si e dashura e Arditit dhe ky i fundit gjoja është bërë xheloz për afrimitetin që ka krijuar Juliana me Rigelsin. “Mua m’u duk sikur po ziheshin”, thotë Enkelejdi, i cili ka qenë në gjumë.
Pak më vonë ata dalin sërish në oborr dhe vazhdojnë të kërcejnë me Valerin nën tingujt e muzikës në sfond, ndërkohë që të gjithë banorët e tjerë janë ende duke fjetur.
No comments:
Post a Comment