Rigelsi, del në oborr, ku ndodhet Meridiani dhe Enkelejdi, të cilët janë shtrirë në shezlong dhe shijojnë rrezet e diellit. Ai fillon të bisedojë me ta e t’u tregojë rreth ngjarjeve në shtëpi gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm.
Rigelsi tregon se vajzat e shtëpisë kanë dashur të bëjnë një lojë, por kanë rënë pre e provokimeve të veta, pasi mendon se Juliana ka zbuluar pa dashje lidhjen e saj me Arditin, ndërsa Matilda është ndarë me Fatjonin vetëm pasi ka dashur të bëjë një lojë me të.
Ndërsa Mikela, e cila shkon aty dhe e dëgjon, i thotë që të mos krijojë dyshime të tilla, pasi Juliana dhe Arditi do të ishin shumë të kujdesshëm nëse vërtet do të kishin një lidhje. “Nuk e di, do ta marrim vesh të premten”, thotë Rigelsi duke mbyllur diskutimin.
Fatjoni dhe Meridiani ndodhen në kuzhinë dhe ndërkohë që Meridiani është duke larë enët, fillojnë të bëjnë thashetheme për Valerin. Fatjoni mendon se Valeri e ka kuptuar lidhjen e tij me Matildën, pasi i ka parë një ditë duke debatuar dhe Fatjoni i ka kërkuar që këtë gjë të mos e diskutonte me askënd tjetër, por ai ka folur, edhe pas kërkesës së tij. Ndërsa Meridiani shprehet duke thënë se ai ende nuk e ka njohur Valerin, i cili sipas tij, është duke bërë lojë me të gjithë.
Ndërsa flasin për nominimet, Meridiani mendon se Valeri dhe grupi i tij s’mund të bëjnë dot asgjë, pasi janë një grup shumë i vogël dhe se Valeri është shumë fals, gjë që publiku e ka kuptuar, sipas tij.
No comments:
Post a Comment